Elkos Group - ETC po zhvillohet çdo ditë e më shumë, por jo
vetëm në aspektin e hapjes së marketeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës, por edhe në metodat kognitive dhe
konceptuale të funksionimit.
Kësaj radhe ETC ka bërë takime me qytetarë në lokalin Dit' e
Nat' në Prishtinë dhe në lokalin Soho në Pejë. Bashkëbisedim në mënyrë
shoqërore me konsumatorët e këtyre lokaleve për mundësitë që Elkos Trading
Center i dhuron.
Përpos bashkëbisedimit dhe kafeve falas që ETC i dhuroj, kemi zhvilluar intervista, që përmes takimit “Meet Us” të ofrojmë mundësi për punë për të interesuarit.
Koncepti i tillë “Meet Us” në vende publike me frekuentim, deri
me tani është realizuar vetëm në Gjermani dhe në vendet tejoqeanike, nga
kompanite e medha nderkombetare që operojne ne Amerike dhe Japoni.
ETC është gjithmonë një hap përpara me novatorizëm në tregut në të cilin operon. Idetë e reja dhe projektet kreative janë disa nga avantazhet që na krijojnë diferencimin nga konkurenca.