Fakulteti Ekonomik organizon Panairin e Punës 2022
Elkos Group dhe ETC janë të ftuar dhe pjesëmarrës në Panairin e Punës 2022 të organizuar nga Fakulteti Ekonomik, i cili u mbajt me datën 13.04.2022, nga ora 11:00 – 14:00 në ambientet e Fakultetit Ekonomik, kampusi i Universitetit të Prishtinës.
Qëllimi i këtij organizimi ishte që studentët të përfitojnë sa më shumë nga eksperienca, strategjitë e punës, e shumë gjëra të tjera me interes për ta nga kompanitë më të njohura në Kosovë. Panairi i Punës është një nga eventet më të mirëpritura i cili bashkon punëdhënës, profesionistë dhe individë të talentuar të nivelit fillestar nga sektorë të ndryshem në fushën e ekonomisë me punëkërkues shumë konkurrues dhe profesionistë, duke shërbyer kështu si platformë për një mundësi të gjerë punësimi apo edhe praktika të ndryshme për studentë.