Elkos Group pranon Mirënjohje nga Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport – Komuna e Pejës
Në kuadër të manifestimit të përvjetshëm “Sportisti i Vitit”,
Komuna e Pejës ka ndarë mirënjohje edhe për sportdashësit dhe donatorët që
shtyejnë përpara sportin kosovar drejt zhvillimit dhe trasimit të rrugës së artë
të Qytetit të Kampinoëve.
Një nga Mirënjohjet me shumë vlerë, mori edhe Kompania
Elkos Group për përkrahjen e pakusht të sportit në përgjithësi.
Elkos Group ka përkrahur financiarisht disa klube të Komunës së Pejës për pjesëmarrje në gara vendore dhe ndërkombëtare.
Lajmi i plotë nga Komuna e Pejës – Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport
“Në kuadër të
manifestimit të përvjetshëm “Sportisti I Vitit” Drejtorati për Kulturë,Rini dhe
Sport ka prezantuar laureatët dhe sportistët më të spikatur për Vitin 2021
Ndonëse me sfida
pandemike,Peja rezultoi e artë gjithandej
Bashkangjitur
mund ta shikoni foto-albumin e artë me emra dhe suksese të arta gjithandej!
DKRS,faleminderon
komisionin profesional,asociacionet sportive,qytetarët e shumtë sportdashës si
dhe donatorët e sponsorët e Pejës të cilët na ndihmuan në trasimin e rrugës së
artë në Qytetin e Kampionëve.”