Masat Parandaluese ndaj Covid-19 – Coronavirus
Masat Parandaluese ndaj Covid-19 – Coronavirus
ETC në përputhshmëri të plotë me direktivat e marra nga vendimi i Qeverisë për zbatimin e të gjitha masave për parandalimin e bartjes dhe përhapjes së Virusit Korona COVID-19, ka filluar implementimin në të gjitha dyqanet e saj.
Duke pasë parasysh qarkullimin e madh të konsumatorëve në dyqanet ETC, kompania ka marrë masa strikte duke dezinfektuar dhe pastruar në tërësi çdo ditë dyqanet.
-Si masa mbrojtëse për punëtorët dhe konsumatorët ETC vepron në këtë mënyrë:
Një punëtor rregullisht i pastron dhe dezinfekton karrocat e blerjes, ndërkaq distanca prej 2 metrash respektohet edhe nga vet konsumatorët, por edhe me ndërhyrje të punëtorëve të caktuar nga stafi.
Në afërsi të arkave janë vendosur shenjat e respektimit të distances. Ndërkaq në arkat aktive janë vendosur edhe mbrojtëset e arkave (ndarja e distancës fizike arkatare/konsumator).
Të gjthë punëtorët janë të pajisur me maska, dorëza dhe dezinfektues.
Arkatareve u janë punuar uniforma të veçanta mbrojtëse të cilat i bartin gjatë gjithë orarit të punës.
Kompania në çdo kohë i përshtatet kushteve dhe rregullave të përcaktuara me përpikmëri maksimale.
Shëndeti dhe mirëqenia e çdo punëtori dhe konsumatori është prioriteti i Kompanisë!