Një nga punonjësit tonë i cili këtë vit i plotëson 12 vite
përvojë pune në ETC në pozita të ndryshme, punonjësi në fjalë është z.Burim
Xhigoli nga Fushë Kosova që mbanë poziten e Menaxherit në ETC Prishtinë. Burim
ka filluar punën në vitin 2007 në ETC Prishtinë, ai ishte një nga punonjësit më
të dalluar në sektorin e bylmetit. Pastaj nga viti 2011 falë angazhimit është
ngritur në detyrë në poziten e furnizuesit. Në vitin 2015 është transferuar në
ETC Ferizaj 5 muaj poashtu në detyren e Furnizuesit.
Nga janari deri në tetor të vitit 2017, ai përsëri u ngrit
në detyrë si zëvendës Menaxher në ETC Prishtinë. Poashtu për arsye të
performancës së lartë në punë prap ishte avansuar nga tetori i vitit 2017 në
poziten e Menaxherit kryesorë të objektit të ETC Prishtinës, pozitë të cilën
vazhdon ta mbajë.
ETC krijon mundësi të mëdha për stafin, kontakte dhe njohje të njerëzve,
ngritja e standardit të jetës, avansimi në pozita menaxheriale, vizita jashtë
vendi, shpërblime të ndryshme dhe plot mundësi të mira për punonjësit besnik që
tregojnë angazhim të vazhdueshëm dhe kontribut të parezervë.