Oda e
Afarizmit të Kosovës ndanë Mirënjohje për Kompaninë Elkos Group
Me rastin e 5 vjetorit të themelimit të Kuvendit të Odës së
Afarizmit të Kosovës dhe njëherit mbajtjes së zgjedhjeve të strukturave të reja
të Kuvendit, janë ndarë Mirënjohje për bizneset kosovare të cilat kanë dhënë
kontribut në Odën e Afarizmit dhe në biznesin kosovar në përgjithësi.
Me këtë rast, një falenderim dhe Mirënjohje e veçantë i
është ndarë Kompanisë Elkos Group për Kontributin e dhënë në Odën e Afarizmit
dhe në biznesin kosovar në përgjithësi.
Kujtojmë që Kompania Elkos Group përveç kontributit të
dhënë në shumë sfera, është edhe njëra ndër kompanitë më me ndikim në ekonominë
e vendit, si me numrin e të punësuarve, ashtu edhe si tatimpagues, ku në këtë
aspekt është shpërblyer më herët me çmime të ndryshme nga Oda dhe institucione
të ndryshme shtetëror.