ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Elkos Group - ETC përkrahë eventin e mbretreshës së Britanisë së Madhe

Elkos Group - ETC, me datë 14.06.2019, ishte ftuar në mbrëmjen e organizuar në Hotel Emerald nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, për hirë të ditëlindjes së Mbretreshës së Britanisë së madhe Elizabeta II. është kruciale për Kosovën të mbajë kontaktet dhe lidhjet e mira me aleatet të cilët në momentet tona më të vështira na dhuruan ndihmë. Britania e madhe ishte gjithmonë përkrah Kosovës në proqeset më të rëndësishme drejt shtetëndërtimit.



Elkos Group - ETC ishte në mesin e sponzorëve të këtij eventi dhe gjithmonë mbështetë eventet dhe aktivitetet e tilla që kanë të bëjnë me progres dhe ngritje të reputacionit shtetrorë. Ambasadori i Britanisë në Kosovë z. Ruairi O'Connell falenderoi përzemërsisht kompaninë tonë Elkos Group për mbështetjen e këtij eventi. Në këtë mbrëmje ishin pjesëmarrës ambasadorë, diplomat, qeveritarë, pjestarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të bizneseve.