ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

ETC dhuron 10 mijë euro shpërblim për punonjësit e vitit

ETC ka përgjedhur punonjësit më të mire të vitit 2019 në mënyrë bashkëkohore, duke shpërblyer ata me mirënjohje dhe një çek në vlerë dhjetëmijë (10,000.00) Euro. Duke i falenderuar ata për mbarëvajtjen e procesit të punës, angazhimin e lartë dhe besimin ndaj neve. Falë punonjësve tonë ne jemi lider në cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorëve, dhe falë tyre kemi krijuar sistem të mirëfilltë të punës. Krejt në fund të kësaj ngjarje, pjesë e organizimit ishte edhe një koktej rasti.



Elkos Trading Center shfrytzon metodat shkencore të vlerësimit të performancës, një nga ato metoda është vlerësimi 360 gradë, duke përcaktuar standarde të vlerësimit për të marrë vendime objektive në lidhje me asetet njerëzore të kompanisë. Procesi i vlerësimit të performancës nga ne është realizuar në mënyrë sistematike, duke analizuat sjelljet e matshme të punonjësve, dhe vlerësimet nga larmi të ndryshme informacioni deri te një vendim konkret i vlerësimit të performancës së tyre.