ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

15.10.2018 - Kampanja Botërore për Ndërgjegjësim kundër Kancerit të Gjirit

Muaji tetor është muaji i “Kampanjës Botërore për Ndërgjegjësim kundër Kancerit të Gjirit”, ku këtë vit, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në sferën sociale, kësaj kampanje të rëndësishme i bashkangjitet edhe ETC.
Përveç informimit të vazhdueshëm të konsumatoreve tona me qëllim të ndërgjegjësimit për diagnostifikim dhe parandalim të hershëm të kësaj sëmundje, NE do të solidarizohemi në këtë kampanjë jo vetëm formalisht, por me emocionin më të sinqertë, me ofrim të ndihmave simbolike të nevojshme për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
“Nuk e kam ditur se çka është durimi, zotësia, vendosmëria dhe forca e karakterit, deri kur shikova nënën time në luftën kundër kancerit”
Kjo dëshmon që në këtë luftë duhet të jemi të bashkuar.
“Ju nuk e dini se sa të fortë jeni, derisa zgjedhja juaj e vetme mbetet që të bëheni të fortë”



ETC i është bashkangjitur edhe marshit që u organizua me datën 20 Tetor 2018.
ETC mori falenderime të shumta nga Drejtoresha e organizatës kundër sëmundjes së kancerit të gjirit “Jeta-Vita”, nga pjestarë të shoqërisë civile dhe nga institucione shteterore, përfshirë edhe Kryeministrin e Kosovës z.Ramush Haradinaj.
Kanceri ndryshon njerëzit, na trasformon në dikë më të ndjeshëm, dikë që lëndohet më shpesh, qanë më lehtë dhe në dikë që shpreson më shumë.
Të vazhdojmë të jemi të bashkuar në këtë luftë me të prekurat, me të rrezikuarat dhe ato që kanë tejkaluar këtë sfidë.