ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Donacionet nga Elkos Group - ETC nuk kanë të ndalur...

Kësaj radhe kemi mbështetur programin e fakultetit AUK në gala mbrëmjen e organizuar për bursa të studentëve në hotel Emerald. Investimi në arsim është investim afatëgjatë e që rezultatet e tij reflektojnë në të ardhmen. Kosova ka nevojë për ngritje të cilësisë së arsimit, madje është prioriteti kryesorë për shtetin që në të ardhmen, përmes arsimit të mirë të rregullohen sferat e tjera shoqërore.



Personat me vullnet për të arritur në karierë nuk duhet të brengosen për qështjet materiale, por vetëm për sukseset e tyre. ETC ka zgjedhur të financoj bursë ’Pako Platinium’ për të dëshmuar që investimi dhe kontributi në arsimim është vlerë shoqërore e padiskutueshme.