ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

06.10.2018 - Ditëlindja e 13-të e ETC-së

Qendra tregtare ETC feston ditëlindjen e 13-të.“Suksesi arrihet duke besuar në njerëz, duke shikuar përpara, duke guxuar e vepruar. Nuk ka gjë më të mirë se të bashkepunosh me mijëra njerëz dhe suksesin t'a përjetosh së bashku me ta” -Ramiz Kelmendi -
Të prirë nga vizioni i pastër i tij, idetë e qarta dhe besimi në njerëz, NE sot numërojmë mbi 3000 kolegë, bashkëpunëtor dhe qindra mijëra konsumatorë.
Të prirë nga ky vizion, NE jemi krenarë që gjithë këto vite vazhdojmë të jemi lider në respektim të obligimeve ligjore, respektim të punëtoreve dhe konsumatorëve.
Jemi krenarë që jemi kontribues në zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve tonë.
Moton -Konsumatori është Mbret- , e kemi të stampuar si udhërrëfyes të punëve tona.
Së bashku me ta kemi rrugëtuar e buzëqeshur këto 13vite ETC.
Do vazhdojmë të rrugëtojmë, së bashku do vazhdojmë të ëndërrojmë.

FALEMINDERIT R.K.


Festofshim edhe shumë të tjera së bashku!