ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

30.08.2018 - Aksion humanitar nga Elkos Group dhe ETC

Elkos Group dhe ETC organizon aksion humanitar duke dhuruar 1000 canta me pajisje shkollore për shkollat fillore, për të plotësuar nevojat e nxënësve.
Të gjithë përfaqësuesit e shkollave fillore lajmërohen në Qendrën e Kontaktit 0800 30 300 (pa pagesë), për t'u lajmëruar dhe dërguar numrin e saktë të nxënësve që kanë nevojë për përkrahje të tillë.