ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Financimi i maratonës në shtigjet malore, aktivitet me qëllime ambientaliste

Për herë të parë në Prishtinë është mbajtur Maratona në shtigjet malore ”Prishtina Trail Marathon” e organizuar nga klubi i vrapimit ”XTrailer - Fun Run” në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës. Elkos Group - ETC ishte financues me pako Silver në përkrahje të organizimit kësaj maratone me qëllime ambientaliste, duke kontribouar kështu në financimin e mbi 50 drunjëve të rritur për mbjellje.



ETC ka përkrahur gjithnjë aktivitetet me qëllime të mira shoqërore, si subjekti më i kujdesshëm social dhe mjedisorë i sektorit privat në vend.Kjo garë është mbajtur në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Gjatë këtij organizimi, janë mbajtur garat në 3 disiplina, atë të 10, 21 dhe 42 kilometra. Ku pjesëmarrës ishin garues nga 18 vende të ndryshme të botës.Maratona u mbajt me moton ”Run Green, Run Clean” që do të thotë vraponi pastër dhe për gjelbërimin. Kjo maratone ka qenë me qëllim vetdijësues, duke treguar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit.