ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Mundësitë e arta të karrierës për studentët

ETC është vendi i mundësive për studentët të cilët dëshirojnë të marrin hapat e para të karierës. Ne ju japim prioritet studentëve që kanë notë mesatare të lartë, që janë kontribues vullnetarë në komunitetin e tyre dhe vetëiniciatorë për të krijuar karrierë. Studentët do t'i bashkohen një grupi kolegësh senior profesional dhe mikëpritës të cilët në çdo kohë i ndihmojnë dhe i udhëzojnë ata. Mjedisi punonjës pozitiv është avantazh për të mbajtur të motivuar studentët, për të rritur përshtatshmërinë e tyre me vendin e punës. Ata angazhohen me metodat më moderne të funksionimit, duke qenë novatorë në praktikimin e punëve të cilat i kanë pregatitur teorikisht gjatë studimeve.



Shumë nga kolegët tonë që kanë krijuar përvojë pune dhe vazhdojnë të punojnë në kompani, kanë qenë studentë të cilët në ETC kanë marrë hapat e parë të zhvillimit profesional. ETC ka krijuar partneritet me Universitetin ”Haxhi Zeka”, kolegjin ”AAB”, kolegjin ”UBT” etj. dhe do të vazhdoj të krijojë relacione partneriteti me institucionet akademike. Ne do të përkrahim dhe do të vazhdojmë të krijojmë hapsira për studentët që angazhohen dhe që kanë vetë inciativë.