ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

ETC në përkrahje të shëndetësisë

Donacioni I radhës nga ETC është drejtuar në objektin e Institutit të Onkologjisë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Nga kërkesa e bërë nga Instituti për këtë donacion, ETC menjëherë ka shprehë gadishmërinë që të dhurohen këto klima, në mënyrë që personat që vizitojnë Institutin të përballojnë temperaturat e larta verore.



Të prekurit nga kanceri janë personat më të ndjeshëm, përballja me sëmundje të tilla është luftë për jetesë. Ndërgjegjësimi qytetarë kundër kancerit ka rëndësi të madhe, ETC ka bërë disa herë aktivitete të tilla simbolike për të arritur këtë qëllim. Çdo institucion publik apo privat duhet të angazhohet për të kontribuar në ngritje të infrastrukturës dhe në rregullimin kushteve të trajtimit, rritje të përkrahjes morale ndaj të prekturve nga kanceri, ndihma të tjera financiare dhe ndërgjegjësim qytetar.