ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

ETC Vazhdon të kontriboj për ambientin

ETC në prioritet të saj ka përgjegjësinë ambientaliste, përpos aksioneve të mëherëshme të pastrimit vullnetarë nga mijëra punonjës tonë, ETC disa herë ka organizuar në mënyrë vullnetare dhe ka përkrahur mbjelljen e fidaneve dhe financimin e tyre. ETC duke përkrahur maratonen në shtigje malore të mbajtur në Gërmi me një pako Silver, përpos shpërblimeve të fituesve të 3 diciplinava në maratonë, pjesa tjetër e parave të mbledhura kanë qenë të planifikuara për qindra fidane të cilat janë mbjellur disa ditë pas maratonës për hirë të nevojës për një ambient të pastër në Prishtinë. Fidanet janë mjellur në oborrin e kompusit e Universitetit të Prishtinës.



Pjesëmarrës në këtë aksion ishin përfaqësues nga Rektorati, Përfaqësues nga Ushtria e Kosovës, Përfaqësues të Shoqërisë Civile, Kompanitë Sponzoruese, Aktivistët e Organizatës Xtrailer etj. ETC ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e mbjelljes së Fidaneve dhe në koktej rasti të organizuar nga organizata XTrailer. Nga fondacioni i dhënë nga ETC u siguruan mbi 50 drunjë të rritur për mbjellje që kontribojnë në një ambient të gjelbër. Përgjegjësia ambientaliste është një nga qëllimet tona të lidhura ngusht me misionin e kompanisë, Investimi jonë dhe kontributi në aktiviteteve të tilla për të mirën e përgjithshme shoqërore do të jenë të vazhdueshme.