ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Elkos Group - ETC sponzorizon me 180,000.00 Euro Federaten e Xhudos Kosovare

Bazuar në Ligjin për Sponsorizimin e Sportit të Republikës së Kosovës, Elkos Group - ETC ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi një vjeçarë me Federatën e Xhudos së Kosovës!

Në praninë e trajnerit Driton Kuka dhe kampiones absolute botërore të xhudos Majlinda Kelmendi, bashkërisht me Kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës z.Agron Kuka u formalizua edhe zyrtarisht Marrëveshja me të cilën ELKOS GROUP - ETC u bë "Sponsor i Artë" duke u zotuar në mbështetje të sukseseve të xhudos kosovare me 180,000.00 euro në vit!



Ne ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme të ambasadorëve tonë të sportit në rrugëtimin e pandalshëm drejt sukseseve të mëtejme!

Elkos Group - ETC ka në prioritet përkrahjen e sportit dhe zhvillimin e sferave të tjera shoqërore që ndikojnë në fuqizim shtetërorë, poashtu në reflektim dhe lobim të shtetit tonë në nivele ndërkombëtare.


ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale