ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Elkos Group - ETC i përgjigjet thirrjeve për mbështetje të mësimit Online

 

Elkos Group - ETC ndanë Lap-Top në vlerë mbi 100 mijë Euro në mbështetje të nxënësve me nevojë për ndjekjen e mësimeve Online.

Z. Kelmendi si mirënjohës për kontributin që bëjnë qytetarët duke blerë në dyqanet e Kompanisë me renome ndërkombëtare Elkos Group-ETC, ndjen obligim që të mirat financiare që merr nga qytetarët t’i ndajë me nevojtarët e posaqërisht në edukimin e gjeneratave të reja të cilat momentalisht po përballen me situatë të vështirë të shkaktuar nga pandemia.



Duke u përpjekur që vendi të shkoj përpara në aspektin e edukimit, Elkos Group – ETC me datë 4Maj 2020 dorëzoj 460 Lap-Top si donacion për MASHT.

Donacioni u pranua nga Znj.Hykmete Bajrami e cila shprehi falemnderime për Z.Kelmendi-n dhe përfaqësuesit e Kompanisë Elkos Group-ETC  për këtë kontribut të rëndësishëm në këtë kohë pandemie.


Ky donacion do të ndihmoj shumë në rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së nxënësëve në mësimin në distancë.

Shpëndarja do të bëhet përmes MASHT-it në të gjitha komunat e Kosovës.

Elkos Group-ETC ka bërë edhe donacione të tjera për gjendjen e shkaktuar nga pandemia dhe me këtë rast falënderon stafin menaxhues punëtorët në industrinë prodhuese, industrinë e shitjes me shumicë dhe pakicë, ata të rrjetit tregtarë dhe industrinë e transportit Ndërkombëtar dhe Vendor.


ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale