ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

“Respekt dhe Mirënjohje për Misionarët e Dijes”

“Respekt dhe Mirënjohje për Misionarët e Dijes” projekt ky i filluar nga Kompania e Sigurimeve Sigma Dega Kosovë të cilit iu bashkua Elkos Group dhe ETC.

Si çdoherë Kompania Elkos Group dhe ETC inicon dhe përkrahë projekte në mbështetje të Vlerave dhe të Dijes.

Kësaj radhe kishim nderin të takohemi me mësimdhënësit e pensionuar të disa shkollave të cilët kanë edukuar dhe përcjell breza të tërë, në kohë të mira dhe të vështira.

Duke iu dhuruar pensionerëve nga një dhuratë simbolike Gift Card në vlerë 20€, ne shprehëm Mirënjohje e cila u pranua dhe u vlerësua përtej pritjes tonë nga ana e tyre.

Misioni i tyre i edukimit të brezave nëpër shkolla mbase ka mbaruar, por jo edhe Respekti dhe Mirënjohja që ne dhe brezat e ardhshëm do t’iu dhurojmë gjatë gjthë jetës dhe përtej.

Elkos Group dhe ETC ju uron mbi të gjitha shëndetin dhe të gëzoni pensionimin!








ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale