ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

ETC organizon trajnime akademike të stafit

ETC vazhdon të investoi në stafin punonjës me trajnime profesionale, duke i bërë këto trajnime interaktive me punonjës përmes shembujve të ndryshëm empirik, për të avansuar me shumë njohuritë në procesin e shitjes, dhe për të qenë gjithnjë e më afër konsumatorit përmes një komunikimi të mirë. ETC zhvillon përvojen e blerjes të konsumatorëve përmes zgjidhjeve që ju ofrojmë gjatë procesit të shërbimit. Një ndër trajnimet e shumta që kemi zhvilluar, ka të bëjë me fuqizimin edhe më tutje të shërbimeve, ku mbi 300 punonjës pjesmarrës u ligjëruan për ngritjen e cilësisë së shërbimit. Përmes këtyre trajnimeve ETC motivon stafin, largon monotoninë e punës, dëshiron të ju tregoj punonjësve që kompania ju vlerëson dhe andaj investon në avansimin tuaj profesional në procesin e shitjes, dhe normalisht rritë kualitetin e punës. Qëllim tjetër është diskutimi i problemeve të punonjësve, zhvillimi i relacionit ndërnjerëzorë mes punonjësve dhe shumë interaksione të tjera duke i bërë këto trajnime shumë të nevojshme për shkak të impaktit të lartë në punën, operimin dhe kulturen e kompanisë.




Elkos Trading Center bënë angazhimin e ligjeruesve më eminent vendorë dhe të jashtëm në trajnime, në fushat me interes të kompanisë. Të punoni në ETC është privilegj, sepse do të keni mundësi avansimi profesional dhe mundësi ngritje në pozitë, poashtu përsoneli jonë përfiton benefitet më të mira në tregun e punës, ETC është pa diskutim lider në ofrimin e trajnimeve dhe zhvillim të stafit të saj.



ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale