ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Elkos Group - ETC dhe Pi&Ki shpërndajnë tekstil me vlerë rreth 7,000.00 euro për Kryqin e Kuq

Elkos Group - ETC së bashku me prodhuesin vendorë Pi&Ki kanë shpërndarë tekstil me vlerë rreth 7,000.00 euro për kryqin e kuq, organizatë e cila botërisht njihet për kredibilitetin e ndihmave dhe bamirësisë.

Të ju ndihmojmë personave në nevojë është njerëzore, një fjalë e urtë thotë: Nëse ju ndizni një lampë për dikë, ajo do jau ndriçoj pikrisht rrugen tuaj.

Për secilin donacion që kompania jonë dhuron e që merr vlerësim për atë që dhuron, ekziston një emocion i papërshkrueshëm. Nuk mendojmë dy herë për të ndarë donacione të tilla përderisa e kuptojmë që këto ndihma shkojnë me qëllime 100% të sinqerta për bamirësi. Populli jonë ka kaluar momente shumë të vështira historike e që ndihmat ndaj personave që kanë nevojë duhet të kenë prioritet nga të gjitha kompanitë e suksesshme.


Donacionet nga Elkos Group - ETC kanë qenë gjithmonë të shumta dhe për qështje të ndryshme. Shoqëria Kosovare ka gëzuar shumë nga ndihmat që ne i kemi shpërndarë para festave fetare, në fundvit, në përvjetore dhe ditë të veqanta kundër sëmundjeve të ndryshme. Elkos Group - ETC do të vazhdojë të mbajë primatin, si kompani lidere në përmbushjen e strategjisë së përgjegjësisë sociale.


ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale