ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

ETC kontribuon në pastrimin e ambientit

Punonjësit e ETC-së u angazhuan për të larguar mbeturina, duke kontribuar kështu në pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit. Qindra punonjës u angazhuan në këtë inciativë e cila vazhdoj në disa qytete të Kosovës ku ne operojmë me markete ETC.

Qëllimi ishte për të pastruar vende me mbeturina rreth objekteve tona dhe më gjërë, ku kishte nevojë për intervenim. Disa deponi të krijuara e të mbetura kishin nevoj të trajtoheshin e të pastroheshin, poashtu qëllim i joni ishte shpërndarja e informatës ndërgjegjësuese ndaj qytetarëve, që të angazhohen edhe ata të pastrojnë, dhe të ndalojnë gjuajtjen e mbeturinave. Iniciativat e tilla kanë gjithmonë efekte pozitive në shoqëri, dhe padiskutim mbeten procese të lidhura me filozofinë e kompanisë tonë, konkretisht me përgjegjësinë ambientaliste.


Ambienti i pastër është gjysma e shëndetit, andaj këto aksione që kompania jonë i ka ndërmarrë nuk do të jenë të vetmet që të përmirësojmë jetesen, aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi nga kompania jonë.





ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale