ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Masat Parandaluese ndaj Covid-19 – Coronavirus

Masat Parandaluese ndaj Covid-19 – Coronavirus

ETC në përputhshmëri të plotë me direktivat e marra nga vendimi  i Qeverisë për zbatimin e të gjitha masave për parandalimin e bartjes dhe përhapjes së Virusit Korona COVID-19,  ka filluar implementimin në të gjitha dyqanet e saj.

Duke pasë parasysh qarkullimin e madh të konsumatorëve në dyqanet ETC, kompania ka marrë masa strikte duke dezinfektuar dhe pastruar në tërësi çdo ditë dyqanet.



-Si masa mbrojtëse për punëtorët dhe konsumatorët ETC vepron në këtë mënyrë:
Një punëtor rregullisht i pastron dhe dezinfekton karrocat e blerjes, ndërkaq distanca prej 2 metrash respektohet edhe nga vet konsumatorët, por edhe me ndërhyrje të punëtorëve të caktuar nga stafi.
Në afërsi të arkave janë vendosur shenjat e respektimit të distances. Ndërkaq në arkat aktive janë vendosur edhe mbrojtëset e arkave (ndarja e distancës fizike arkatare/konsumator).
Të gjthë punëtorët janë të pajisur me maska, dorëza dhe dezinfektues.
Arkatareve u janë punuar uniforma të veçanta mbrojtëse të cilat i bartin gjatë gjithë orarit të punës.


Kompania në çdo kohë i përshtatet kushteve dhe rregullave të përcaktuara me përpikmëri maksimale. 
Shëndeti dhe mirëqenia e çdo punëtori dhe konsumatori është prioriteti i Kompanisë!


ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale