ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Storje suksesi në ETC

Një nga punonjësit tonë i cili këtë vit i plotëson 12 vite përvojë pune në ETC në pozita të ndryshme, punonjësi në fjalë është z.Burim Xhigoli nga Fushë Kosova që mbanë poziten e Menaxherit në ETC Prishtinë. Burim ka filluar punën në vitin 2007 në ETC Prishtinë, ai ishte një nga punonjësit më të dalluar në sektorin e bylmetit. Pastaj nga viti 2011 falë angazhimit është ngritur në detyrë në poziten e furnizuesit. Në vitin 2015 është transferuar në ETC Ferizaj 5 muaj poashtu në detyren e Furnizuesit.

Nga janari deri në tetor të vitit 2017, ai përsëri u ngrit në detyrë si zëvendës Menaxher në ETC Prishtinë. Poashtu për arsye të performancës së lartë në punë prap ishte avansuar nga tetori i vitit 2017 në poziten e Menaxherit kryesorë të objektit të ETC Prishtinës, pozitë të cilën vazhdon ta mbajë.
 


ETC krijon mundësi të mëdha për stafin, kontakte dhe njohje të njerëzve, ngritja e standardit të jetës, avansimi në pozita menaxheriale, vizita jashtë vendi, shpërblime të ndryshme dhe plot mundësi të mira për punonjësit besnik që tregojnë angazhim të vazhdueshëm dhe kontribut të parezervë.



ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale