ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Elkos Group - Mirënjohje nga Oda e Afarizmit të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës ndanë Mirënjohje për Kompaninë Elkos Group

 Me rastin e 5 vjetorit të themelimit të Kuvendit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe njëherit mbajtjes së zgjedhjeve të strukturave të reja të Kuvendit, janë ndarë Mirënjohje për bizneset kosovare të cilat kanë dhënë kontribut në Odën e Afarizmit dhe në biznesin kosovar në përgjithësi.
Me këtë rast, një falenderim dhe Mirënjohje e veçantë i është ndarë Kompanisë Elkos Group për Kontributin e dhënë në Odën e Afarizmit dhe në biznesin kosovar në përgjithësi.

Kujtojmë që Kompania Elkos Group përveç kontributit të dhënë në shumë sfera, është edhe njëra ndër kompanitë më me ndikim në ekonominë e vendit, si me numrin e të punësuarve, ashtu edhe si tatimpagues, ku në këtë aspekt është shpërblyer më herët me çmime të ndryshme nga Oda dhe institucione të ndryshme shtetëror.


ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale