ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Panairi i Punës – Pejë 2022

Elkos Group dhe ETC ishin pjesëmarrës në Panairin e Punës 2022 i cili u organizua nga organizata “Syri i Vizionit” në partneritet me “The Balkan Forum” dhe Komunën e Istogut, në Pejë.
Ky Panair u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave dhe grupeve tjera të cenueshme në pesë komuna të Kosovës” i cili financohet nga Bashkimi Evropian.
Panairi për qëllim kishte të promovoj biznese të ndryshme të cilat ofrojnë mundësi punësimi për grupet e synuara dhe ndërlidhjen e punëkërkuesve me punëdhënës në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan e Junik.


Në këtë panair morën pjesë mbi 25 biznese prodhuese, fabrika, gastronomia, qendra tregtare, biznese individuale dhe organizata të ndryshme të cilat merren më sektorin e përgatitjes së kuadrove për punë dhe tregun e punës.

Elkos Group si cdoherë tjetër është përkrahës dhe pjesëmarrës i organizimeve të tilla, duke ofruar mundësi për punësim dhe zhvillim në karrierë për të gjithë ata që kanë ambicien dhe vullnetin për të sfiduar veten në fushat adekuate.


ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale