ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Donacion: Elkos Group – ETC, Express Store, Devolli Corporation dhe Devolli Group

Gjendja nëpër të cilën po kalon vendi ynë për shkak të përhapjes së pandemisë globale Covid-19, ndihmohet nga kompanitë e mëdha Elkos Group – ETC, Express Store, Devolli Corporation dhe Devolli Group, me donacione mbështetëse/ndihma për rastet sociale.


Në donacione bëjnë pjesë artikujt themelorë strategjik, nga të cilat, për qytetarë, ndahen 300 mijë kilogram miell, 24 mijë litra qumësht dhe 24 mijë litra lëngje, artikuj këta bazik për menaxhim të kësaj faze.

Për institucionet vitale të vijës së parë, ato shëndetësore, objekteve të karantimit dhe masave vetëizoluese, ndahen: 1 mijë dyshek, 5 mijë jastëk dhe 100 mijë maska mbrojtëse.

Donacioni është ndarë me orare dhe data të caktuara sipas komunave, duke u përpjekur dhe kujdesur që shpërndarja të bëhet në mënyrë sa më racionale për nevojtarët që janë prekur më së shumti nga kjo situatë.

Si çdoherë tjetër edhe kësaj rradhe Elkos Group dhe ETC dëshmon që është në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunitetit ku kompania vepron.

ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale