ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

FC ETC

“FC ETC” - Mitrovicë - Hobi dhe Rekreacion

Menjëherë pas hapjes së marketit në fund të vitit 2011, stafi i ETC-së në Mitrovicë krahas punës së përditshme në market, ka filluar edhe organizimet e ndryshme rekreative, veçanërisht në lojën e futbollit.
Aktivizimi i stafit të ETC Mitrovicës në sport është bërë për arsye të rekreacionit, me qëllim që punëtorët të ndihen të motivuar dhe pjesëmarrja në sport në pergjithësi ka ndikuar vazhdimisht në ngritjen e motivimit të tyre.
Klubi i futbollit që përbëhej nga shumica e punëtorëve të Mitrovicës filloi të marrë pjesë në organizime të ndryshme, në ligat e futbollit të vogël në rexhionin e Mitrovicës.
Deri me tani, nga 3 herë sa ka marrë pjesë në këto organizime, 2 herë është shpallur kampion i ligës MM Liga (Ligë kjo më e forta e organizuar ndonjëherë në Mitrovicë dhe rexhion).


Për skuadrën e ETC-së, përveç stafit, kanë marrë pjesë edhe shumë lojtare me renome në futsall, të cilët ishin edhe përfaqësesues të kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe lojtare aktiv nga Superliga e Kosovës në Futboll dhe lojtarë nga Europa, gjë e cila e bën edhe më madheshtor organizimin e klubit të njohur si “FC ETC”.
Përvëc këtyre sukseseve, skuadra e ETC Mitrovicës ia ka dalë disa herë që të fitoj edhe turne të tjera me më pak rëndësi në qytete të ndryshëm të Kosovës, si dhe në kuadër të Elkos Group.
Edhe sot ETC në Mitrovicë organizon aktivitete sportive/rekreative, me qëllim që stafi ynë krahas punës së përditshme të palodhshme në market, të ndjehet i motivuar.


ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale