ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

ELKOS Group - ETC merr çmimin e tatimpaguesit të vitit 2019

Në Gala Mbrëmjen  -'The Best of Kosovo'' e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në mesin e anëtarëvë të ODËS ishte edhe kompania ELKOS Group - ETC si kompania me kontributin më të madh në buxhetin e vendit dhe krijimin e vendeve të punës.

Elkos Group ka marrë çmimin e tatimpaguesit më të mirë të vitit duke i dhuruar shtetit të kosovës  22,000,000.00 Euro (mbi njëzet e dy milion euro) kontribut ky direkt në arken e buxhetit shtetërorë, poashtu morri falenderime edhe si punëdhënës serioz dhe me numër shumë të lartë të të punësuarve.



Elkos Group dhe ODA Ekonomike Kosovare kanë rrugëtuar së bashku në zhvillimin e një ekonomie stabile vendore. Në këtë event nga Oda Ekonomike e Kosovës si ngjarja përfundimtare e saj për vitin 2019, morri pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi në ndarjen e çmimeve.

Elkos Group - ETC do të vazhdoj të kontribuoj në avansimin e standardeve jetësore të qytetarëve, do vazhdoj të mbajë seriozitetin si punëdhënës dhe nuk do të ndalon asnjëherë të kontribuoj në arsim, kulturë, mirëqenje, shëndetësi e sidomos në zhvillim ekonomik shtetërorë.


ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale