ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

ETC ka përkrahur evenimentin e gjimnazit Hajdar Dushi në Gjakovë në Festen e kësaj shkolle, duke organizuar Apero (koktej rasti) për pjesëmarrësit

ETC ka përkrahur evenimentin e gjimnazit Hajdar Dushi në Gjakovë në Festen e kësaj shkolle duke organizuar Apero (koktej rasti), ku pjesmarrës ishin Ambasadori i Britanisë së madhe z.Nick Abbot, institucionet komunale, përfaqësues të ambasades Amerikane, përfaqësues të organizatave dhe bizneseve. 

Qëllim tjetër i organizimit të kësaj ngjarje ka qenë gjithashtu shpërndarja e bursave për nxënës, që të vazhdojnë shkollimin e mëtutejshëm në Evropë dhe jo vetëm. 

Ceremonia e kësaj dite u shenua në hollin e shkollës Hajdar Dushi, nën organizimin e drejtorit dhe të këshillit drejtues të kësaj shkolle, e përcjellur me korin dhe bendin muzikorë nga nxënësit të cilët treguan vlera të larta artistike.



Gjimnazi Hajdar Dushi shpalli Ambasadorin z.Nick Abbot “Mik Nderi” të këtij gjimnazi.

ETC bëri që pjesëmarrësit të ndjehen mirë në këtë event me produkte të freskëta dhe me ushqime tradicionale.

Udhëheqësit e këtij Gjimnazi kanë falenderuar përzemërisht ETC-në, duke e dekoruar me mirënjohje për kontributin e dhënë në shoqëri dhe bashkëpunimin në organizimin e kësaj ngjarjeje.

ETC ka dëshmuar se është kontributdhënës serioz në avancim të zhvillimit arsimorë, kulturorë dhe artistik të shoqërisë Kosovare.


ETC mund ta gjeni ne rrjete sociale